Milan s’mund t;i rezistojë ofertës 120 milionëshe, ylli i madh drejt largimit

19:01 | 25 Maj 2022

Oferta prej 120 milionë eurove ka arritur: Leao largohet nga Milani.

Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga San Siro.

Rafael Leao është njëri nga sulmuesit më të përfolur muajt e fundit, pas paraqitjeve mbreslënëse me Milanin.

Leao ishte njeriu kyç në ndeshjet e fundit të Milanit me golat dhe asistimet e tij, por edhe u shpall si futbollisti i sezonit në Serie A.

Portugezi e përfundoi sezonin me 14 gola dhe 12 asistime në 42 ndeshje dhe tani gjigantët europian kanë filluar garën për të siguruar shërbimet e tij.

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Reali synon transferimin e Leaos dhe Perez është i gatshëm të ofrojë 120 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit.

Los Blancos kanë kthyer vëmendjen kah Leao, pas dështimit për ta transferuar Mbappen dhe nuk e kanë ndërmend të kursehen.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Rosonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë Leaon për 120 milionë euro dhe se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Komento: