Inter apo Milan: De Ketelaere ka marrë vendimin e tij

20:36 | 26 Maj 2022

Milan apo Inter: De Ketelaere ka marrë vendimin e tij.

Ylli i skuadrës së Club Brugge, Charles De Ketelaere ka kohë që po ndiqet nga dy skuadrat e mëdha italiane, Inter dhe Milan.

Calciomercato bën të ditur se agjenti i futbollistit ka arritur tashmë në Itali për të përmbyllur një marrëveshje për transferimin e tij.

Këtë garë pritet ta fitojë Milani pasi Inter raportohet se ditëve të fundit ka vendosur që të tërhiqet nga kjo garë.

Milan nga ana tjetër është e vetëdijshme se për të mbrojtur titullin e fituar duhen ardhje të reja dhe De Ketelaere shihet si një futbollist me shumë potencial.

Përveç tij gjatë ditëve të ardhshme Rossonerët priten të zyrtarizojnë edhe transferimin e Divock Origit nga Liverpool.

Komento: