“Çmendet” Real Madrid, ofron 120 milionë për yllin e Milanit

20:31 | 27 Maj 2022

Real Madrid, ka synim të transferojë sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, si një zëvendësues të mundshëm për Kylian Mbappe, i cili preferoi të qëndronte te PSG.

Real Madridi ka pësuar një goditje të rrallë për krenarinë e tyre pas sagës së Kylian Mbappe. Superylli francez, pasi premtoi t’i bashkohej gjigantëve spanjollë këtë verë, zgjodhi të zgjasë kontratën me Paris Saint-Germain me shifra marramendëse.

Presidenti Florentino Perez po punon menjëherë për të shpenguar veten dhe ai po shikon te AC Milan për një zëvendësim, përcjell ORAinfo.

Gazzetta dello Sport, duke cituar burime nga Spanja, raporton se Real Madridi është seriozisht i interesuar për sulmuesin e majtë të Milanit, Rafael Leao. Ylli 23-vjeçar portugez ka tërhequr vëmendjen e Los Blanocs me disa paraqitje të shkëlqyera këtë sezon.

Gazzetta dello Sport raporton se Real Madrid do të ofrojë një tarifë marramendëse prej 120 milionë euro për Rafael Leaon. Nëse pranohet, kjo do të ishte tarifa më e lartë e transferimit e paguar ndonjëherë për një futbollist që luan në Serie A duke eklipsuar kalimin e Paul Pogba nga Juventusi në Manchester United./ORAinfo/

Komento: