
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez këmbënguli se transferimi i dështuar i klubit për Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain tashmë është “harruar” pas triumfit të tyre në Ligën e Kampionëve në Stade de France.
Përgatitjet e Madridit për finalen e tyre të 17-të të Kupës Evropiane u lanë në hije nga saga e transferimit të Mbappe, e cila përfundoi kur sulmuesi njoftoi vendimin e tij për të nënshkruar një kontratë të re me PSG më 21 maj, përcjell ORAinfo.

Mbappe thuhet se kishte rënë dakord për kushtet me Los Blancos përpara se të bënte një kthesë për të ardhmen e tij, duke i lënë gjigantët spanjollë të habitur, por ata nuk e lanë që kjo të ndikonte në skenën më të madhe të Evropës./ORAinfo/