
Marcelo ka njoftuar se do të largohet nga Real Madridi këtë verë.
Mbrojtësi i majtë veteran priti deri pas triumfit 1-0 të skuadrës në Champions League ndaj Liverpool të shtunën për të zbuluar planet e tij, përcjell ORAinfo.

Ai do të largohet si lojtari më i dekoruar i të gjitha kohërave i Real Madridit me 25 trofe në emër të tij./ORAinfo/