
Drejtori teknik i AC Milan, Paolo Maldini ndihet i pa respektuar nga Ivan Gazidis dhe Elliott Management për situatën e tij të kontratës dhe bisedimet me RedBird.
Paolo Maldini ka luajtur një rol kyç në rigjallërimin e AC Milan. Drejtori teknik i kuqezinjve, së bashku me krahun e tij të djathtë Frederic Massara, ndërtojnë një skuadër konkurruese duke shpenzuar pak në tregun e transferimeve, përcjell ORAinfo.

Një punë pothuajse e patëmetë që dha frytet e tij këtë sezon me AC Milan që më në fund ngriti titullin e Serie A pas njëmbëdhjetë vjetësh.
Gjithsesi, kontratat e Paolo Maldinit dhe Frederic Massara skadon brenda pak javësh dhe nuk ka pasur asnjë sinjal rinovimi deri më tani nga Elliott Management. Në një intervistë të fundit për Gazzetta dello Sport, Paolo Maldini nuk e fshehu pakënaqësinë e tij me qëndrimin e Ivan Gazidis dhe Elliott Management./ORAinfo/