
Pasi tentativa e tyre e janarit u prish në minutën e fundit, AC Milan po punon sërish për nënshkrimin e Renato Sanches dhe duket se një marrëveshje është afër.
Mbeten vetëm detajet, pohon një raport , përcjell ORAinfo.
Ndërsa Franck Kessie ka njoftuar largimin e tij, gati për t’u larguar falas pasi kontrata e tij do të skadojë, Milani duhet të sjellë një mesfushor këtë verë. Renato Sanches është identifikuar si zëvendësuesi i duhur dhe është bërë përparim i madh.

Sipas gazetës spanjolle Onda Cero, mesfushori portugez është vetëm disa detaje larg pasi Milani është në bisedime me Lille për një marrëveshje me vlerë pak më pak se 20 milionë euro. Një marrëveshje ende mungon, por ajo duhet të arrijë së shpejti./ORAinfo/