Zidane refuzon përfundimisht drejtimin e gjigantit evropian!

10:33 | 30 Maj 2022

Zinedine Zidane e ka marrë vendimin final për të ardhmen e tij.

Trajneri francez nuk do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Edhe pse ishte zgjedhja e parë e Emirit të Katarit, “Zizou” i ka dhënë përgjigje negative kampionit aktual francez.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Telefoot”.

Zidane është i papunë që kur u nda me Real Madridin, me të cilin e fitoi trofeun e Champions League tri herë radhazi, gjë të cilën nuk e kishte arritur askush më parë.

E kur pritej që ai do ta zëvendësojë Mauricio Pochettinon në “Parkun e Princave”, thuhet se Zidanen nuk e ka bindur mjaftueshëm projekti i PSG-së, prandaj edhe e ka refuzuar ofertën.

Me këtë rast, klubin francez mund të udhëheqë ëshë një vit trajneri aktual.

Komento: