
Lukaku duket se nuk është i lumtur te Chelsea.
Interi, shpreson që nënshkrimi i Romelu Lukakut të përfundojë deri në fund të qershorit, zbulon Calciomercato, përcjell ORAinfo.

Skuadra e Serisë A dëshiron ta rikthejë sulmuesin në San Siro dhe u ka thënë përfaqësuesve të tij se kjo duhet të bëhet brenda një muaji për qëllime tatimore./ORAinfo/