Lamtumirë Inter: Perisic nënshkruan me Tottenhamin

17:09 | 31 Maj 2022

Ivan Perisic nënshkruan me Tottenhamin.

Tashmë është zyrtare, Ivan Perisic është futbollisti më i ri i Tottenham Hotspurit.

Klubi anglez ka njoftuar sot për arritjen e marrëveshjes me kroatin, i cili deri tani ishte pjesë e Interit, shkruan Gazeta Express.

Perisic me Tottenham ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

33-vjeçari te klubi nga Londra ka kaluar si lojtar i lirë.

Ivan Perisic do t’i bashkohet Tottenhamit nga 1 korriku

Komento: