
Divock Origit pritet që gjatë kësaj vere të transhohet në Milan. Zyrtarizimi i tij në ‘San Siro’ ende nuk ka ndodhur.
E kjo sipas mediave italiane po ndodh për shkak të një problemi të lehtë muskulor të lojtarit.
Sipas Gianluca Di Marzio, Origi do të qëndrojë në Angli edhe për një javë, sepse dëshiron t’i nënshtrohet trajtimeve për dëmtimin që e kishte lënë jashtë dy ndeshjeve të fundit të sezonit, kundër Ëolves në Premier League dhe kundër Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pasi të jetë shëruar plotësisht, Origi do të fluturojë drejt Italisë përpara se të kryejë kontrollet mjekësore me Milanin.
Ndërkohë kuqezinjtë janë duke përgatitur dhe zyrtarizuar kontratën në mënyrë që të nënshkruhet kur ai të arrijë.
Belgu bëri 175 paraqitje për Liverpool dhe shënoi 41 gola, duke fituar Ligën e Kampionëve, Premier League, FA Cup dhe League Cup. /ORAinfo/