Manchester United dhe Pogba ndajnë rrugët

14:25 | 01 Qershor 2022

Man Utd e zyrtarizon ndarjen me Pogban.

Eksperienca e Paul Pogbas në Manchester United ka marrë fund.

“Djajtë e Kuq” kanë njoftuar përmes uebfaqes së tyre zyrtare se gjatë kësaj vere do t’i ndajnë rrugët me mesfushorin francez.

Pogbas do t’i skadojë kontrata në fund të këtij muaji dhe ai është i lirë ta zgjedhë klubin e ri, shkruan Gazeta Express.

United e ka falënderuar kampionin e botës me Francën për kontributin e dhënë në të dyja eksperiencat që i kaloi në “Old Trafford”.

Pogba i ishte bashkuar United në moshën 16 vjeçare nga Le Havre.

Ai kishte përparuar nga akademia e klubit për t’u bërë pjesë e ekipit U-18 dhe më pas i rezervistëve dhe në fund i ekipit tëparë, para se t’i bashkohej Juventusit.

Sipas të gjitha gjasave, Pogbas do të rikthehet në Juventus gjatë kësaj vere, edhe pse e kërkojnë edhe Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi qe një kohë të gjatë.

Francezi e pati një eksperiencë jo fort pozitive në “Old Trafford”, ndërsa do të mundohet ta rikthejë formën ideale në Torino.

Komento: