Milan dërgon edhe ofertën e dytë për Zaniolon, Roma merr vendim të menjëhershëm

15:54 | 04 Qershor 2022

Nicolo Zaniolo pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror.

Giallorosët e kanë vendosur në tregun e transferimeve dhe po presin ofertën më të mirë për ta shitur yllin e skuadrës.

Milani vazhdon të këmbëngul për italianin e talentuar, por Roma ka refuzuar një tjetër ofertë të Rossonerëve.

Fillimisht kampioni i Italisë kishte ofruar 25 milionë euro plus shërbimet e sulmuesit Alexis Saelemaekers, por kjo ofertë u hodh poshtë nga Roma.

Kampioni në fuqi i Italisë tani ka tentuar me një tjetër ofertë duke ofruar përsëri 25 milionë euro si dhe shërbimet e Ante Rebic, por edhe kjo ofertë është refuzuar nga Roma.

Drejtuesit e kryeqytetasve i kanë bërë të qartë Milanit se Zaniolo është në shitje dhe duhet të paguhen 65 milionëeuro për ta lënë të lirë.

Në garë për sulmuesin e talentuar mbetet edhe Juventusi.

Komento: