
Sulmuesi i Chelseat i etur për të kompletuar transferimin në San Siro.
Romelu Lukaku, dëshiron të përfundojë një rikthim në Inter në verë, nëse Chelsea mund të bie dakord për një marrëveshje me skuadrën e Serie A, raporton Sky Sports, përcjell ORAinfo.

Nerazzurrët thuhet se nuk mund të përballojnë të nënshkruajnë me belgun për një marrëveshje të përhershme dhe vendimi përfundimtar do të merret nga pronarët e rinj të Bluve, të kryesuar nga konsorciumi Todd Boehly-Clearlake Capital./ORAinfo/