“Çmendet” Milani, ofron Rebicin plus para për yllin e Romës

23:36 | 04 Qershor 2022

AC Milan, planifikon t’i bëjë një propozim të ri Romës duke i ofruar Ante Rebic plus para në këmbim të Nicolo Zaniolo.

Lista e AC Milan me objektivat e transferimit për krahun e djathtë vazhdon të rritet. Domenico Berardi, Marco Asensio, Noa Lang dhe De Ketelaere të gjithë janë lidhur me një lëvizje të mundshme te kuqezinjtë këtë verë.

Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo është emri i ri në radarin e AC Milan. Një objektiv i vjetër, në fakt, pasi Milani e ka ndjekur prej kohësh 22-vjeçarin, përcjell ORAinfo.

Zaniolo ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe, me bisedimet e rinovimit të ngrira prej muajsh, Roma duhet ta shesë atë tani në mënyrë që të përfitojë një shifër të mirë nga largimi i tij. Gazzetta dello Sport raporton se kuqezinjtë kanë bërë tashmë një ofertë hapëse.

AC Milan thuhet se ka ofruar 25 milionë euro plus Alexis Saelemaekers për Nicolo Zaniolo. /ORAinfo/

Komento: