
Robert Lewandowski ka përsëritur dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munich këtë verë, duke zbuluar se pasioni i tij për klubin është zbehur.
Polaku ka ende një vit për të përfunduar kontratën e tij në Bavari, por ai tashmë ka shprehur publikisht dëshirën e tij për të kaluar nga Allianz Arena pas tetë vitesh, mes interesimit të fortë nga Barcelona, përcjell ORAinfo.

Në një intervistë tjetër, Lewandowski tani ka zgjeruar komentet e tij dhe arsyet e dëshirës së tij për t’u larguar nga Die Roten.
“Po largohem sepse dua më shumë emocione në jetën time”, tha ai për gazetën polake Onet Sport./ORAinfo/