“Bombë” në Itali: Bale transferohet te gjiganti italian me parametra zero

11:26 | 07 Qershor 2022

Gareth Bale transferohet te gjiganti italian me parametra zero.

Sulmuesi uellsian, Gareth Bale edhe zyrtarisht është larguar nga Reali pas 9-të sezoneve me fanellën e Los Blancos.

Bale arriti ta kualifikojë Uellsin në Botëror duke realizuar ndaj Ukrainës dhe falë asaj paraqitjeje ka ngjallur interesimin e gjigantit italian.

Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e 32-vjeçarit me parametra zero dhe se Maldini do të kontaktojë së shpejti agjentin e uellsianit.

Rosonerët janë në kërkim të një përforcimi për krahun e djathtë të sulmit dhe Maldini e sheh Bale si një goditje ideale.

Komento: