Di Maria-Juventus, përfundon gjithçka

23:03 | 07 Qershor 2022

Sipas asaj që raportoi gazetari Fabrizio Romano, Angel Di Maria nuk ka arritur marrëveshje me bordin e Juventusit dhe orët e fundit ka pasur një bisedë me Xavi Hernandez.

Është ende e paqartë se për cilin ekip do të luajë Angel Di Maria sezonin e ardhshëm. Anësori argjentinas nuk do të vazhdojë te PSG dhe do të duhet të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën në prag të Botërorit 2022 në Katar, përcjell ORAinfo.

Në fillim gjithçka dukej se do të arrinte një marrëveshje me Juventusin, por në orët e fundit gjithçka ka ndryshuar. Sipas asaj që raportoi gazetari Fabrizio Romano, negociatat me klubin italian janë në ngërç.

Argjentinasi dëshiron të nënshkruajë kontratë njëvjeçare dhe deri më tani nuk ka mundur të ketë sukses në bisedimet me bordin e ‘Vecchia Signora’. Si pasojë e kësaj situate, në garë është futur edhe Barcelona dhe ka hyrë në diskutim me trajnerin e saj./ORAinfo/

Komento: