
Donat Rrudhani ka ndërruar skuadër.
Lojtari i kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat.
Rrudhani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën e Young Boys.
Deri më tani, kosovari ishte pjesë e skuadrës së Aarau.
23 vjeçari aktualisht është në grumbullim me kombëtaren Dardane, dhe nesër do të jetë i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen ndaj Irlandës Veriore.
Lajmin për nënshkrimin e marrëveshjes e ka bërë të ditur skuadra e Young Boys. Rrudhani tek YB deri në vitin 2026.