
E përditshmja spanjolle, ‘Marca’ raporton për një ofertë të Man United drejt Barcelonës.
Tash e disa javë, Manchester United lidhet me transferimin e mundshëm të mesfushorit holandez, Frenkie de Jong.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, ‘Djajtë e Kuq’ kanë nisur 80 milionë euro drejt Barcelonës.

Këto 80 milionë thuhet të jenë ofruar si 60 milionë euro + 20 të tjera që do të shkonin si bonuse.
Trajneri Erik ten Hag thuhet të ketë folur me lojtarin për ta bindur për transferim në ‘Old Trafford’.
Lojtari deri më tani është shprehur i dëshirës për të qëndruar në ‘Camp Nou’.