“Bomba” e ditës: Jesus në Serie A

15:45 | 10 Qershor 2022

Gabriel Jesus në Serie A por nuk bëhet fjalë për Juventusin.

Gabriel Jesus sipas mundësive më të mëdha do të largohet këtë verë nga Manchester City dhe e ardhmja e tij mendohet që do të jetë në Serie A.

Deri më tani ishte vetëm skuadra e Juventusit që mendohej se mund të ishte skuadra e ardhshme e brazilianit mirëpo tashmë situata në merkato ka marrë një kahje tjetër.

Bëhet fjalë për Milanin e cila pas arritjes së marrëveshjes për transferimin e Divock Origi po bëhet gati edhe për një ndërhyrje tjetër në repartin ofenziv.

90min.com bën të ditur se momentalisht futbollisti është I nxënë me kombëtaren braziliane dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ofertën e Rossonerëve.

Por gjithçka është në duart e drejtuesve të Citizens të cilët nuk janë të interesuar më që ta mbajnë brazilianin në Etihad Stadium.

Komento: