Chelsea dhe PSG në “luftë” për yllin e Interit

18:15 | 10 Qershor 2022

Chelsea dhe Paris Saint-Germain po konkurrojnë për nënshkrimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, zbulon Tuttomercatoweb.

Atletico Madrid është gjithashtu i interesuar për 24-vjeçarin, i cili mund të shitet këtë verë në mënyrë që Nerazzurri të mbledhë fondet e nevojshme për të rinënshkruar sulmuesin e Bluve, Romelu Lukaku, përcjell ORAinfo.

Chelsea mund të kërkojë të zëvendësojë Lukakun me Lautaro, por ai është gjithashtu me interes për PSG-në pasi ata kërkojnë edhe më shumë fuqi zjarri në front./ORAinfo /

Komento: