
Radamel Falcao, do të vazhdojë te Rayo Vallecano edhe për një sezon tjetër, ka zbuluar drejtori sportiv i klubit, David Cobeno.
36-vjeçari iu bashkua klubit si agjent i lirë pasi u largua nga Galatasaray verën e kaluar dhe shënoi gjashtë gola në 25 ndeshje në sezonin 2021-2022, përcjell ORAinfo.

“Ai do të vazhdojë sezonin e ardhshëm dhe do të bëhet zyrtare në ditët në vijim, Ai kishte një opsion në kontratën e tij që është ekzekutuar dhe ai do të vazhdojë me ne edhe për një vit tjetër”, ka thënë Cobeno për Falcao./ORAinfo/