
Man Utd, po synon ta ndryshojë skuadrën.
Jude Bellingham është në krye të listës së synimeve të transferimit të Manchester United, por nuk do të bëjë një lëvizje për të deri në verën e ardhshme, zbulon The Athletic, përcjell ORAinfo.

Reprezentuesi anglez ka bërë përshtypje që kur iu bashkua Borussia Dortmundit, kështu që Djajtë e Kuq ka të ngjarë të përballen me një konkurrencë të vështirë për të vitin e ardhshëm./ORAinfo/