
Real Madridi zyrtarizon nënshkrimin e Aurelien Tchouameni.
Është zyrtare, mesfushori francez Aurelien Tchouameni është një lojtar i ri i Real Madridit. Pavarësisht interesimit të skuadrave të tjera të mëdha si Liverpool apo PSG, dëshira e lojtarit ishte të vishte fanellën e bardhë dhe të luante në Santiago Bernabeu, përcjell ORAinfo.

Mesfushori nënshkroi deri në vitin 2028 dhe Monaco thuhet se do të marrë 80 milionë euro plus 20 milionë bonuse. Një marrëveshje e madhe dhe një investim i madh nga Florentino Perez për lojtarin e ri francez. Dëshira e lojtarit ka bërë të mundur mbylljen e transfertës pas presionit ndaj klubit të tij. Marrëveshja u njoftua të shtunën.
“Real Madrid C.F. dhe AS Monaco kanë rënë dakord për nënshkrimin e lojtarit Aurelien Tchouameni, i cili do të jetë nën kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme”, nis deklarata e Real Madridit.
“Prezantimi zyrtar i Aurelien Tchouameni si lojtar i Real Madridit do të bëhet të martën më 14 qershor në orën 12:00 (CEST) pas ekzaminimit mjekësor. Më pas, Aurelien Tchouameni do të dalë para mediave”, përfundon klubi./ORAinfo/