Ky lojtar do të largohet nga Juventusi

21:35 | 11 Qershor 2022

Me kalimin e ditëve, e ardhmja e Moratas mbetet e paqartë.

Lojtari i përket Atletico-s dhe është i huazuar te Juventusi. Nëse duan ta mbajnë në klub, ‘Zonja e Vjetër’ do të duhet të shpenzojë 35 milionë euro, aq sa parashikohet në opsionin e blerjes së klauzolës që është rënë dakord. Klubi italian dëshiron të paguajë një tarifë të zbritur dhe po punon për këtë, përcjell ORAinfo.

Javën e kaluar pati negociata intensive mes Atletico-s dhe Juventusit. Megjithatë, ‘SportMediaset’ pretendon se gjërat nuk kanë avancuar shumë.

Sipas kësaj gazete italiane, Juve janë pesimistë për shanset e tyre për të mbajtur Alvaro Morata-n. Në Torino besojnë se ai ka më shumë gjasa të largohet sesa të qëndrojë.

Juventusi nuk ka arritur të lëkundë aspak qëndrimin e Atleticos. Pala spanjolle refuzon ta lërë sulmuesin të shkojë me çmim të ulët, pasi ai mund të ketë një vend në njëmbëdhjetëshen e parë të Simeones nëse ai zgjedh të kthehet në Wanda Metropolitano./ORAinfo/

Komento: