Milani synon transferimin e Scamacca, zbulohen detajet e fundit

11:02 | 12 Qershor 2022

Divock Origi do të jetë një nga blerjet e para të Milanit këtë verë, i cili do të vijë i lirë nga Liverpool, por kjo nuk përjashton ardhjen e një sulmuesi tjetër.

Në fakt, kuqezinjtë po përgatisin një tentativë për Gianluca Scamacca.

Scamacca aktualisht luan për Sassuolo-n dhe ai bëri përshtypje sezonin e kaluar, duke gjetur rrjetën 16 herë, përfshirë një herë kundër Milanit, përcjell ORAinfo.

Ai besohet të jetë sulmuesi i ardhshëm i Kombërtares së Italisë dhe nuk është për t’u habitur që skuadrat e mëdha po e ndjekin.

Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta Dello Sport, përcjell ORAinfo, Milani do të sjellë Origi dhe Renato Sanches si blerjet e para këtë verë. Megjithatë, ata gjithashtu mund të bëjnë një përpjekje për Scamacca, i cili mund të garantojë gola për të tashmen dhe të ardhmen.

Kërkesat e Sassuolos për lojtarët kanë qenë të larta deri më tani dhe mbetet për t’u parë nëse kuqezinjtë mund të bëjnë një përpjekje konkrete, apo nëse do të rrëzohet menjëherë.

Sidoqoftë, ardhja e Origit nuk do të mbyllë merkaton e qendërsulmuesit për Milanin. /ORAinfo/

Komento: