
Pas arritjes së marrëveshjes së rëndësishme me Elliott Management, RedBird dhe Gerry Cardinale tani duhet të marrin disa vendime kyçe.
Milani dhe RedBird duhet të shikojnë përpara dhe të planifikojnë për sezonin e ardhshëm.
Janë tre vendime kyçe që Cardinale duhet të marrë shumë shpejt, sipas raportit, duke filluar me rinovimet e Paolo Maldinit dhe Ricky Massara, përcjell ORAinfo.

Më pas, buxheti për afatin kalimtar duhet të përcaktohet plotësisht, si dhe strategjia e përgjithshme për të.
Milani padyshim dëshiron të mbetet në garë për Scudetton dhe gjithashtu të bëjë më mirë në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar i fundit në grupin e tyre sezonin e kaluar.
Prandaj, tre vendimet e lartpërmendura do të jenë të rëndësishme në këtë kuptim dhe ato duhet të përcaktohen shumë shpejt. /ORAinfo/