Punë e kryer, Dembele do ta vesh këtë fanellë sezonin e ri

13:57 | 12 Qershor 2022

Dembele ka vendosur për klubin ku do të vazhdojë karrierën

Mesfushori francez i Barcelonës, Ousmane Dembele do të transferohet në Angli këtë verë si lojtar i lirë.

Sipas Daily Mail, futbollisti 25-vjeçar francez nuk ka nënshkruar kontratë të re me klubin katalanas, ndaj Dembele këtë verë do të kalojë si transferim i lirë te Chelsea e Londrës.

Kujtojmë që më parë në shtyp u përfol se mesfushori mund të shkojë te PSG apo Man United.

Sezonin e kaluar Ousmane Dembele luajti 21 ndeshje në kampionatin spanjoll si pjesë e Garnetit Blu. Francezi shënoi një gol dhe bëri 13 asistime.

Komento: