Tottenham po ja rrëmben nga duart objektivin kryesor të Milanit

14:51 | 12 Qershor 2022

Gleison Bremer është një lojtar i kërkuar në treg dhe AC Milan është një nga skuadrat qe ka ngjall interesim për të.

Ashtu si për Sven Botman, megjithatë, ata po përballen me konkurrencë të fortë nga Premier League.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara duan të sjellin një qendërmbrojtës këtë verë për të zëvendësuar Alessio Romagnolin, i cili pritet të largohet në fund të muajit. Janë identifikuar disa objektiva, duke përfshirë Botman dhe Bremer.

Të dy lojarët janë duke u kërkaur nga ekipet angleze, Newcastle dhe Tottenham. Kështu që Milanit i duhet të veproj shpejt nëse dëshirton të ketë sukses në operacionin e saj, përcjell ORAinfo.

Sipas Tuttosport, për Botman interesim të shtaur ka Newcastle, ndërsa Tottenham është i interesuar për Bremer dhe drejtori sportiv i Torinos do të fluturojë për në Londër në ditët në vijim.

Andaj drejtuesit e Milan duhet të veprojnë shpejt nëse deshirojnë që ta sjellin në San Siro njërin nga mbrojtësit, Botman apo Bremer, si zëvendësues të Romagnolit. /ORAinfo/

Komento: