
Kosova sonte do të takohet me Greqinë.
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” do ta vizitojnë Greqinë, në duelin e vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C.
Grekët janë liderë të grupit me 9 pikë nga 3 ndeshje, kurse Verdhekaltrit e shohin veten në vendin e dytë me 6 pikë.
Kosova tashmë e ka publikuar formacionin startues për këtë takim.
