Asensio te Milan? Vjen lajmi “bombë”

18:45 | 13 Qershor 2022

AC Milan, nuk ka hequr dorë nga ideja e nënshkrimit të Marco Asensio dhe ata kanë bërë një përpjekje të re për ta blerë atë, pretendon një raport.

Një raport nga Calciomercato.com konfirmon informacionin e transmetuar nga Corriere dello Sport këtë mëngjes duke thënë se ka pasur një telefonatë nga Paolo Maldini me Carlo Ancelotti për të kërkuar informacione për sulmuesin spanjoll, dhe ky i fundit i dha leje të parës të flasë me lojtar, përcjell ORAinfo.

Mundësia për të përfunduar një marrëveshje për Asension aktualisht mbetet ‘e vështirë, por jo e pamundur’ dhe në ditët në vijim Maldini mund të paraqesë një ofertë jo shumë larg prej 7 milion € neto për sezon që lojtari dëshiron./ORAinfo/

Komento: