
AC Milan, ka filluar të hetojë terrenin për një alternativë për Sven Botman dhe Gleison Bremer, sipas një raporti.
Çmimi i kërkuar për Botman vazhdon të rritet mes interesimit të fortë nga Newcastle United i cili mund të ofrojë më shumë për sa i përket tarifës së transferimit, ndërsa për Bremer ka konkurrencë si të Interit ashtu edhe të klubeve jashtë vendit për të blerë brazilianin, përcjell ORAinfo.
Milani ende duhet të nënshkruajë një qendërmbrojtës të ri, megjithëse me Alessio Romagnolin që po shkon drejt një largimi, pasi kontrata e tij skadon në fund të muajit, dhe SportMediaset (nëpërmjet MilanNews) po pretendojnë se një tjetër pistë është duke u hetuar.
Milani ka filluar të testojë terrenin për Pablo Marì, një mbrojtës 28-vjeçar i Arsenalit, i cili ishte i huazuar te Udinese gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar.

Marì është me interes për Diavolo-n si një alternativë ndaj Botman dhe Bremer: nëse këto dy të fundit do të bëheshin të paarritshme, atëherë braziliani do të ishte një opsion ‘me kosto të ulët’ duke lejuar kështu që fondet të devijoheshin diku tjetër./ORAinfo/