Shqipëria nuk po dinë se çfarë është fitorja, luan baras me Estoninë

21:17 | 13 Qershor 2022

Skuadra kuqezi nuk po di se çfarë është fitorja.

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim nga ndeshja miqësore me Estoninë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” ka përfunduar baras dhe pa gola.
“Kuqezinjtë” regjistruan disa raste shënimi, por që nuk ia dolën të shënonin.

Pavarësisht se ishte ndeshje miqësore, rezultati nga kjo ndeshje është zhgënjyes për Kombëtaren shqiptare, duke marrë parasysh se për kundërshtarë kishte një ekip modest.

Ndryshe, kjo ishte edhe ndeshja e fundit e Shqipërisë për muajin qershor.

Komento: