
Drejtuesit e Milanit tashmë janë duke punuar shumë për të forcuar skuadrën përpara sezonit të ardhshëm.
Gazetari i MilanNews, Antonio Vitiello shkruan në rubrikën e tij të fundit se negociatat për përforcime janë duke u zhvilluar mirë dhe se Milani “do të jetë një ekip më i fortë dhe më konkurrues pas 1 shtatorit”.
Zgjatja e kontratës së dy drejtorëve në skadim po përkufizohet pasi Paolo Maldini dhe Ricky Massara po diskutojnë detajet e fundit të rinovimeve të tyre, që do të thotë se ata do të qëndrojnë në krye të një projekti që ka sjellë shpërblime të mëdha që nga fillimi i rrugëtimit dy vjet e gjysmë më pare, përcjell ORAinfo

Ata do të përmirësojnë skuadrën me të paktën 4-5 blerje cilësore sipas gazetarit dhe përveç shumës dhe kohëzgjatjes së kontratave, Maldini ka bërë të qartë se do të donte një përfshirje më të madhe në vendime të rëndësishme në seli.
Dialogu mes palëve është pozitiv dhe konstruktiv, madje edhe me Gerry Cardinale – themeluesin dhe njeriun kryesor të pronarëve të rinj RedBird Capital – pati një mirëkuptim të menjëhershëm. /ORAinfo/