Para një viti e transferoi me shumë bujë, tani Bayerni po e shet këtë lojtar për pak para!

18:08 | 14 Qershor 2022

Bayern Munich nuk janë bindur nga Marcel Sabitzer.

Austriaku ishte dëshira ekskluzive e Julian Nagelsmann për t’u afruar te Bayerni, por nuk përmbushi pritshmëritë.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘Bild’, Bayern duan ta shesin kartonin e Sabitzer.

Ata duan të heqin 10 milionët e pagës së tij nga struktura ekonomike, dhe do të pranojnë 15 milionë euro ofertë për kartonin e tij.

Lojtari është i zhgënjyer nga ky plan i Bayernit pasi klubit iu bashkua vetëm gjatë verës së kaluar.

Sabitzer i kushtoi Bayernit 16 milionë euro.

Komento: