Vinicius – Real Madrid, lajm i fundit nga Spanja

18:59 | 14 Qershor 2022

Real Madrid janë afër të bëjnë një lëvizje shumë të rëndësishme.

Ylli brazilian pritet të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Real Madrid.

21 vjeçari, sipas ‘Goal’, pritet të vë firmën e tij në kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Lojtari ishte në mesin e atyre që ishin kyç në triumfin e Real Madrid në La Liga dhe Champions League.

Lojtari kontribuoi me 22 gola dhe 16 asistime në 52 ndeshje të luajtura.

Komento: