Milan dhe Juventus kuptojnë çmimin e Zaniolos

21:16 | 24 Qershor 2022

E ardhmja e Nicolo Zaniolo është krejtësisht e pasigurt.

E vetmja gjë që duket vërtet e qartë është se ai do të largohet nga Roma pas sezonit të mrekullueshëm që ka pasur nën drejtimin e Jose Mourinhos, përcjell ORAinfo.

Raportet italiane bëjnë me dije se Juventus dhe Milan janë klubet e interesuara për lojtarin e Romës. Gjithsesi, kryeqytetasit nuk do ta lëshojnë lehtësisht lojtarin më premtues në skuadër.

Sipas gazetarit italian Nicolo Schira, klubi që dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin italian do të duhet të paguajë 50 milionë euro. ‘Giallorossët’ janë të vetëdijshëm për nivelin e lartë të Nicolo Zaniolo-s, i cili ka ekspozuar për nga performanca e tij fizike dhe është treguar një lojtar fantastik në aspektin teknik.

Reprezentuesi italian, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024, shënoi tetë gola (ai shënoi në finalen e Ligës së Konferencës) dhe dha gjithsej gjashtë asistime sezonin e kaluar.

Shifrat e Zaniolos janë shumë pozitive, kjo është arsyeja pse klubet kryesore po kërkojnë ta nënshkruajnë atë këtë verë./ORAinfo/

Komento: