
Raphinha është një nga objektivat e transferimit të Barcelonës këtë verë.
Klubi katalanas do të tentojë ta nënshkruajë atë në rast se Ousmane Dembele më në fund vendos të mos rinovojë dhe të largohet nga klubi gjatë dritares aktuale, përcjell ORAinfo.
Leeds United do ta lërë lojtarin e tyre të shkojë vetëm për rreth 60 milionë paund. Kjo shifër e lartë mund të komplikojë negociatat për Barcelonën duke marrë parasysh problemet ekonomike në të cilat ndodhet aktualisht klubi.
Tani, ‘The Athletic’ ka raportuar se bordi i Arsenalit është gati të bëjë një ofertë për të pasur Raphinha në ekipin e tyre përpara sezonit të ardhshëm.

Topçinjtë duan të forcojnë skuadrën e tyre me lojtarë me cilësi të lartë për t’u rikthyer në luftën për trofe dhe braziliani është një nga objektivat e tyre më të kërkuar për t’u çiftuar me Gabriel Jesus./ORAinfo/