Juventus nis bisedimet me yllin që po e kërkon Milan

20:51 | 27 Qershor 2022

GOAL ka mësuar se Juventus dhe Roma kanë qenë në kontakt në lidhje me një marrëveshje të mundshme për mesfushorin italian, Nicolo Zaniolo.

Bisedimet fillestare mes rivalëve të Serisë A janë zhvilluar, me Bianconerët të gatshëm të shtojnë përpjekjet e tyre për të transferuar lojtarin premtues Zaniolo larg kryeqytetit italian, përcjell ORAinfo.

Kuptohet se Roma e vlerëson Zaniolo në rreth 43 milionë funte (50 milionë euro/53 milionë dollarë). Kujtojmë se për yllin e Romës është i intersuar edhe ekipit i Milanit. /ORAinfo/

Komento: