
Kanë mbetur vetëm tre ditë derisa Ousmane Dembele të lirohet nga kontrata.
Pavarësisht dëshirës së Xavi Hernandez për të mbajtur lojtarin francez në Barcelonë dhe klubi ka vendosur tashmë një ofertë rinovimi në tryezë, 25-vjeçari ende nuk ka dhënë një përgjigje, përcjell ORAinfo.
Kampi i Barçës ka besim se trajneri i ‘Cules’ do të mund të takohet me Dembelen kur të kthehet nga pushimet, në mënyrë që ta bindë të qëndrojë në klub, por ende nuk ka asgjë të qartë për të ardhmen e tij.

E gjithë kjo ndërkohë që edhe klubet e tjera po i bëjnë presion ish-lojtarit të Borussia Dortmundit që të pranojë ofertat e tyre. Sipas gazetës ‘Sport’, sulmuesi ndërkombëtar francez, përveç rinovimit të mundshëm me Barçën, ka edhe katër oferta për t’u larguar nga Camp Nou.
Përveç Barcelonës, për francezin janë të interesuar edhe klube nga Premier League, Ligue 1 dhe Bundesliga, i cili është ende në pushime para se të marrë një vendim përfundimtar.
Agjenti i Dembeles ka marrë oferta nga Chelsea, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Liverpool, ndër të tjera, edhe pse këto katër janë skuadrat më të interesuara për nënshkrimin e anësorit./ORAinfo/