Konfirmohet: Kosovare Asllani transferohet te Milani

23:00 | 30 Qershor 2022

Ajo në sezonin e ri do ta bartë fanellën kuqezi.

Tashmë gjithçka është zyrtare. Kosovare Asllani është transferuar te Milani.

Futbollistja me origjinë kosovare ka bindur drejtuesit e Milanit për ta transferuar. Së fundmi, Asllani ishte pjesë e ekipit të Real Madridit, duke patur paraqitje të mira.

Po ashtu, Asllani është pjesë e ekipit të parë të Suedisë, duke qenë prej lojtareve kyçe.

Komento: