Për këtë skuadër do të luajë Griezmann

17:46 | 01 Korrik 2022

Duket se Griezmann do të qëndrojë edhe më tutje te Atletico.

Catalunya Radio raporton se Atletico Madrid ka aktivizuar një klauzolë në marrëveshjen e tyre me Barcelonën që do të shohë Antoine Griezmann të kalojë një sezon tjetër në huazim te Wanda Metropolitano, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi francez, fitues i Kupës së Botës, u kthye në kryeqytetin spanjoll verën e kaluar dhe regjistroi vetëm tetë gola në sezonin 2021-22./ORAinfo/

Komento: