Ekipi anglez nis bisedimet me Dybalan

18:46 | 01 Korrik 2022

Manchester United, thuhet se ka qenë në kontakt me agjentin e Paulo Dybala për të diskutuar një lëvizje të mundshme për sulmuesin këtë verë.

Reprezentuesi argjentinas tashmë është zyrtarisht një agjent i lirë, pasi ka parë që kontrata e tij me Juventusin të mbyllet dhe Inter Milan besohet se po udhëheq garën për nënshkrimin e tij, përcjell ORAinfo.

Shefi ekzekutiv i Interit, Guiseppe Marotta së fundmi konfirmoi se klubi ishte në bisedime për sulmuesin, por ende nuk kishte arritur një marrëveshje me të për një lëvizje në San Siro./ORAinfo/

Komento: