De Jong kërkon shtëpi në Machester

22:31 | 04 Korrik 2022

Barcelona dhe Manchester United po monitorojnë atë që ndodh me Frenkie de Jong.

Holandezi heziton të largohet nga Spanja, por duket se nuk ka gjasa të qëndrojë, përcjell ORAinfo.

Përballë mundësisë për të qenë një ‘djall i kuq’ nga sezoni i ardhshëm, mesfushori ka filluar të kërkojë një shtëpi në afërsi të Mançesterit, raporton ‘Daily Mirror’.

Në fakt, rrethimi i lojtarit kishte kontaktuar Ole Gunnar Solskjaer, ish-menaxheri i United, për të parë apartamentin që kishte në Chehire dhe ishte nxjerrë në shitje.

Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me mesfushorin holandez. Ajo që është e qartë, është se Frenkie de Jong tashmë po kërkon një shtëpi në Angli, për çdo rast./ORAinfo/

Komento: