Dyshja e pandashme te Milan

17:47 | 08 Korrik 2022

Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud garuan për vendin e titullarit në fillim sezonin e kaluar, por gjithashtu luajtën së bashku disa herë. Duke qenë dy sulmues shumë me përvojë, ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer si brenda dhe jashtë fushës.

Giroud do të jetë sulmuesi fillestar i Milanit në fillimin e sezonit të ardhshëm, të paktën, pasi Divock Origi po rikuperohet nga një dëmtim aktualisht. E njëjta gjë vlen edhe për Zlatan Ibrahimovic, por ai do të jetë jashtë për më gjatë (deri në vitin e ardhshëm), përjell ORAinfo.

Pas prezantimit të librit të tij në Casa Milan më herët gjatë ditës së sotme, Giroud u pyet për miqësinë e tij me Ibrahimovicin, si dhe për të ardhmen e këtij të fundit. Ai premtoi se do të paguajë darkën pasi të nënshkruhet rinovimi.

“Kur të nënshkruajë rinovimin, do të paguaj darkën. Ne duam që ai të nënshkruajë, padyshim që nuk ka presion mbi klubin. Ai është ende i uritur, ai është i rëndësishëm për dhomat e zhveshjes. Kam folur shumë me të, ka të njëjtën dëshirë për të fituar edhe në moshën 40 vjeçare”, ka thënë ai./ORAinfo/

Komento: