
Ac Milan është duke punuar në sjelljen e lojtarëve të rinj në ‘San Siro’ gjatë afatit të verës.
Krahas ardhjeve, Milan po punon edhe në largimin e disa lojtarëve për të krijuar hapsirë për ardhjet e reja.
Corriere dello Sport e nis me Samu Castillejo, i cili mund të largohet këtë verë për 4 milionë euro dhe mund të bëhet një mundësi për Valencia, ku do të ribashkohet me ish-trajnerin Gennaro Gattuso, përcjell ORAinfo.
Leo Duarte u transferua përgjithmonë në Stamboll Basaksehir pas një huazimi 18-mujore, por me një shifër të zbritur prej 2 milionë euro.
Largimi i Lorenzo Colombo te Lecce u zyrtarizua gjithashtu pasi sulmuesi ka shkuar atje në huazim me opsion blerje dhe me një rikthim.
Po punohet ende për të shitur Mattia Caldara për 4 milionë euro me Spezian të interesuar, por ata do të donin të paguanin pak më pak.
Ndërkohë, Daniel Maldini është afër t’i bashkohet Hellas Veronës në formë huazimi, dhe Tiemouè Bakayoko duhet t’i japë fund para kohe huazimit me Marseille.
Më në fund, duhet të sqarohet edhe fati i Fodé Ballo-Toure, pasi Senegali mund të largohet për 3.5 milionë euro apo edhe në formë huazimi.
Nëse gjithë kjo përfundon me sukses, atëherë Milani do të këtë mundësi të mirë për forcim në afatin e verës me lojtarë të rinj. /ORAinfo/