
Ish-qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur për mundësinë që sulmuesi i Chelseat, Christian Pulisic, të kalojë në Torino këtë verë.
Reprezentuesi amerikan nuk ishte një titullar i qëndrueshëm nën drejtimin e Thomas Tuchel në sezonin 2021-22 dhe ka qenë i lidhur fort me një largim në javët e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Ka pasur pretendime se Chelsea mund të përpiqet të negociojë një marrëveshje të pjesë-këmbimit që përfshin Pulisic dhe Matthijs de Ligt në mes të kërkimit të Bluve për përforcime qendërmbrojtëse.
Pulisic supozohet se dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në Stamford Bridge, por Chelsea mund të jetë i hapur për t’u ndarë me 23-vjeçarin për çmimin e duhur./ORAinfo/