Chelsea arrin marrëveshje me super-lojtarin

18:48 | 09 Korrik 2022

Chelsea, filloi me vonesë, por dalëngadalë po e kap merkaton. Pas ardhjes së pronarit të ri dhe bashkë me të edhe mundësinë e nënshkrimit, blutë kanë nisur të përforcojnë skuadrën e tyre.

Raheem Sterling do të jetë nënshkrimi i parë i madh i kësaj vere 2022 në Stamford Bridge, por jo i vetmi. Nga e njëjta skuadër, Nathan Ake është vetëm një hap larg realizimit të të njëjtit transfertë, përcjell ORAinfo.

Ake tashmë ka arritur një marrëveshje me Chelsean. Kjo do ta kthente qendërmbrojtësin në shtëpinë e tij të mëparshme, ku ai luajti në radhët e të rinjve përpara se të bëhej profesionist./ORAinfo/

Komento: