
Eduardo Camavinga, ka bërë rikthimin e tij në kompleksin stërvitor të Realit dhe tashmë është me bashkëlojtarët e tij jondërkombëtarë nën urdhrat e Carlo Ancelotti.
Mesfushori mbrojtës ka shkurtuar pushimet për të nisur përgatitjet për sezonin, përcjell ORAinfo.

Në një akt profesionalizmi, ish-lojtari i Stade de Rennes ka filluar tashmë stërvitjen përpara një sezoni tjetër sfidues në të cilin ai do të kërkojë të luajë një rol më të madh dhe të arrijë më shumë sukses.
Camavinga bëri 40 paraqitje për Madridin sezonin e kaluar, por vetëm 16 prej tyre ishin startues. Për më tepër, ai hyri gjithmonë në minutat e fundit dhe luajti vetëm 1633. Ai shënoi dy gola dhe dha dy asistime./ORAinfo/